Rreshteri amerikan mban ligjëratë për sigurinë në Kaçanik
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur në takim rreshterin Braden Schrag, ekspert i sigurisë për komunitet, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Ilazi e ka falënderuar rreshterin amerikan për gatishmërinë e tij për të ndarë përvojën dhe eksperiencën profesionale me akterë të sigurisë në Kaçanik.
Pas këtij takimi rreshteri Schrang ka mbajtur një ligjëratë, në të cilën ka shtjelluar disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, duke përfshirë policimin në bashkësi dhe parandalimin e terrorizmit.
Po ashtu, ai ka treguar se si të bëhet bashkësia imune ndaj rezistimit të formave të ekstremizmit dhe si të bëhet ngritja e mekanizmave dhe nismave të ndryshme për ta ruajtur sigurinë publike.
Gjatë kësaj ligjëratë rreshteri Schrag ka theksuar rëndësinë e policisë së komunitetit si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe me grupe të ndryshme të komunitetit si shoqëria civile, bashkësitë fetare etj.
Ndërsa, komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik, Afrim Halili, ka shprehur përkushtimin e institucioneve të sigurisë në mbrojtje të rendit publik.
/Epoka e re/