Rreshterja arrestohet më 39 kg kokainë, ishte nisur drejt G20-s
Një oficere e Forcave Ajrore të Brazilit është arrestuar pasi është kapur me 39 kg kokainë. Ajo ishte duke udhëtuar me kontingjentin e G20 të presidentit Jair Bolsonaro dhe u arrestua mbrëmjen e së martës.
Oficerja u kap në Sevilje, Spanjë kur avioni bëri një ndalesë në Osaka, sipas deklaratës nga Ministria e Mbrojtjes e Brazilit.
“Ministria e Mbrojtjes njofton se, të martën më 25 qershor, një oficere e Forcave Ajrore e dyshuar për transportimin e substancave narkotike u arrestua në aeroportin e Seviljes në Spanjë,” është thënë në deklaratë, duke shtuar se po nisin një hetim të policisë ushtarake.
Rreshterja e cila u arrestua është identifikuar si Silva Rodrigues, 38-vjeç. Presidenti Jair Bolsonaro, i cili po udhëtonte në një aeroplan tjetër, reagoi ndaj arrestimit në “Twitter”.
Bolsonaro i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes të bashkëpunonte me autoritetet spanjolle dhe se nëse vërtetohej se ishte fajtore, oficerja të gjykohej dhe dënohej me ligj./javanew/