Rreth 1 000 të vdekur nga Covid-19 në Brazil
Gjatë 24 orëve të kaluara, Brazili ka raportuar për 956 vdekje të reja nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 28,834.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Brazili tani ka 498.440 raste të infektuarve me korononavirus.
Ekspertët kanë paralajmëruar se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë, për shkak të mungesës së testimit.
Brazili tani është vendi i katërt në botë për nga numri i vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.
Rastet e para u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka mohuar shkallën e epidemisë duke kritikuar masat e izolimit, pasi sipas tij, ato po dëmtojnë ekonominë dhe vendet e punës.