Rreth 1 mijë e 500 raste me kancer lajmërohen brenda vitit në Kosovë
Në tri vitet e fundit, në Kosovë ka rritje të numrit të të prekurve nga sëmundja me kancer në. Nga 1 mijë e 500, deri në 1 mijë e 600 raste të reja lajmërohen brenda vitit.
Këto statistika i ka bërë me dije, Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Ai ka thënë se kanceri më i shpeshtë te femrat është ai i kancerit të gjirit, që vetëm gjatë vitit kanë qenë 340 raste të lajmëruara.
“Prej vitit në vit, këtyre tri viteve të fundit shifrat sillen prej 1 mijë e 500, deri 1 mijë e 600 raste të reja brenda vitit. Dominon kanceri më i shpeshtë te femrat është kanceri i gjirit. Këtë vit kanë qenë të prekura 340 raste me këtë kancer, pastaj ai i mushkërive me 210 persona të sëmurë këtë vit, pastaj kanceri i zorrës së trashë, kancerët në organet gjenitale dhe të tjerë”, ka thënë Kurtishi për “Telegrafin”.
Në Ditën Botërore kundër Kancerit, drejtori i Klinikës së Onkologjisë ka thënë se është shumë me rëndësi që sëmundja të zbulohet sa më herët.