Rreth 10 miliardë euro ndihma për refugjatët dhe Ukrainën

10 prill 2022 | 08:42

Në një konferencë donatorësh në Varshavë janë mbledhur më shumë se 10 miliardë euro për Ukrainën. Bashkimi Evropian sulmin me raketa në Kramatorsk e quajti krim lufte.

Në një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të mbledhur ndihma për refugjatët nga Ukraina e organizuar në Varshavë janë grumbulluar donacione dhe kredi në vlerë 9.1 miliardë euro.

“Gjermania qëndron në krah të Ukrainës”, tha Scholz.

Kurse Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 1 miliard euro për Ukrainën.

Krahas këtyre ndihmave, Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin do të vendosë si shtesë në dispozicion edhe 1 miliardë euro të tjera për njerëzit e larguar nga lufta.

“600 milionë euro do të shkojnë për Ukrainën dhe autoritetet ukrainase e pjesërisht për Kombet e Bashkuara”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Kurse 400 milionë euro shkojnë në vendet kryesore që kanë pritur numrin më të madh të refugjatëve. Konferenca u organizua nga Komisioni Evropian, nga organizata joqeveritare, Global Citizen, dhe qeveria kanadeze.

Fondet do të shkojnë po ashtu për projekte të OKB. Polonia ka pritur deri tani më shumë se 2.5 milionë nga 4.4 milionë refugjatë që janë detyruar nga zonat e luftimeve në Ukrainë. /Deutsche Welle/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë se banorët…