Rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore plaçkiten në Gaza

19 nëntor 2024 | 09:30

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza.

Philippe Lazzarini, drejtori i UNRWA-së, e quajti këtë akt të papranueshëm, duke theksuar se mungesa e rendit dhe dëshpërimi po rrezikojnë ndihmat jetike për popullatën e prekur.

Situata në Gaza po përkeqësohet me një krizë humanitare në rritje,raporton BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje…