Rreth 100 milionë euro rritet qarkullimi i prodhimeve vendore
Ka vazhduar promovimi i prodhimeve vendëse nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në rrjetin e marketeve “Viva Fresh Store”, në Prizren, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019”, me moto: “Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po Ju”?.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka deklaruar se po vazhdojnë me promovimin e prodhimeve vendore, aktivitet ky tradicional.
Ai ka thënë se ky vit po përmbyllet me një bilans negativ ekonomik ku po ndikojnë shumë faktor siç janë dialogu ne Serbinë, Gjykata Speciale e zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Sipas tij, AKB-ja po vazhdon të promovojë pareshtur prodhimet vendëse. “Derisa taksa tash një vit ka ndikuar në qarkullimin e brendhshëm rreth 100 milionë euro, po ashtu ka rrit edhe punësimin dhe zhvillimin e tërsishëm të vendit”, u shpreh Shahini.
Liridon Berisha, drejtor i marketingut në “Viva Fresh Store”, ka deklaruar se “Viva Fresh Store”, se tashmë është shtëpia kryesore e prodhuesve vendor.
Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhimet vendore ku secila familje po të konsumonin prodhime vendore në vlerë mujore prej euro, do të ketë zhvillime shumë të mëdha në të gjitha fushat. Sipas tij, ky rrjet vazhdon të përkrah fuqishëm prodhimin vendor në rrjetet e saj gjithë andej vendit.