Rreth 13 000 raste aktive me Covid në Kosovë

16 prill 2021 | 11:09

Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi dhe 599 raste të reja u raportuan të enjten në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tri raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, nga dy raste në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë dhe nga një rast në Gjakovë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive është 100 135 raste nga 490 546 persona të dyshimtë me këtë virus dhe 2 039 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85 196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 900.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Mjekëve e Kosovës (OMK) e ka cilësuar si…