Rreth 145 persona kërkojnë ndihmë në QKUK nga thumbimi i rriqrave (Video)
Rriqrat tanimë kanë nisur të dalin në sipërfaqe. Gjatë këtij viti ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive kanë kërkuar 145 persona dhe nga ky numër përqindja më e madhe kanë qenë nga komuna e Prishtinës, por për nga numri i personave të thumbuar nga rriqrat të dhënat e Institutit Kombëtare të Shëndetit Publik e vendosin qytetin e Malishevës si zona më endemike.
Shefi i repartit të etheve hemorragjike pranë Klinikës Infektive, Sali Ahmeti ka bërë me dije se 80 për qind prej atyre që kanë kërkuar trajtim mjekësor në infektivë kanë qenë nga Prishtina.
E të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik kanë thënë se gjatë kësaj jave numri i të pickuarve nga rriqrat ka arritur rreth 550 persona, ku rastet më të shpeshta të të prekurve janë raportuar nga komuna e Malishevës, shifra e të cilëve arrin mbi 260 persona.
Në komunën e Malishevës kanë bërë me dije se i kanë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese kundër etheve hemorragjike krime kongo.
Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë për “Kosovapress”, se së shpejti do të nis dezinsektimi selektiv nëpër zonat endemike.