Rreth 150 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin
22 korrik 2021
| 17:35
Aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, në ditën e dytë të tij, ka sjell në Kuvend rreth 150 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës.
Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët janë pritur nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
Aktiviteti vazhdon edhe të premten, nga ora 10:00 – 16:30.