Rreth 150 mijë automjete të pasiguruar në Kosovë

11 maj 2020 | 19:02

Përderisa Kosova tash e dy muaj, po përballet me rrezikun e pandemisë së koronavirusit, është një rrezik tjetër ai i cili nuk po largohet tash e 20 vite nga vendi.

Deri pak para shpalljës së pandemisë sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara është rreth 150 mijë.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku,  ka deklaruar se në sistem figurojnë 150 mijë automjete, ndërsa demet financiare të shkaktuara nga kompenzimi për aksidentet për këto automjete që nga pas lufta kapin vlerën e 44 milionë eurove, ose 4 deri në 8 milionë euro në vit.

Mazreku, thotë se numri i këtyre automjeteve është në ngritje, pasi në vitin 2018 për herë të parë si Shoqatë, kanë publikuar të dhënat ku numri ka qenë 110 mijë, kurse në vitin 2020 numri ka shkuar në 150 mijë. “Sigurisht që kjo është shqetësuese edhe ne kemi kërkuar nga MPB që minimalisht në fillim me nxjerr një udhëzim ku kemi kërkuar që të pastrohet databaza e të paregjistruarve në sistem. Çka nënkupton kjo, sipas ligjit të MPB të automjeteve, çdo veturë e cila nuk është e regjistruara më shumë se dy vite, ajo llogaritet që është teknikisht jo në rregull për të dal në qarkullim. Ajo që kemi kërkuar është që këto mjete të pastrohen, që ne të kemi në sistem të figurume vetëm këto dy vitet e fundit, jo 150 mijë po nëse mbesin 50-30-70 mijë pasi nuk e dimë saktë. Ne kemi kërkuar që me i përshkallëzuar, pasi të listohen veturat të cilat nuk janë të regjistruara më shumë se dy vite, të vendosim gjoba, sanksione shtesë  dhe këtë numër me u mundu me ul sa më poshtë”, u shpreh ai për “syri.net”.

Tutje, ai thotë se përderisa janë rreth 30 për qind e veturave të pasiguruara në Kosovë, është problem të diskutohet edhe çështja e Kartonit të Gjelbërt. “Ky numër është problem, pasi të jesh anëtare e Kartonit të Gjelbër duhet me pas jo më shumë  se 5 për qind të automjeteve ë paregjistruara”

Mazreku shton se edhe ndryshimet e legjislaturave po i vonojnë procedurat, pasi ka propozime për ndryshim të ligjeve, udhëzime të reja, pa marrin kohë, pasi po varen direkt edhe nga Kuvendi dhe Qeveria.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të…