Rreth 150 stacione do të jenë me pritore të reja në kryeqytet
28 tetor 2019
| 20:09
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata për pritoret e reja në kryeqytet.
“Rreth 150 stacione do të jenë me pritore të reja në tri madhësi të ndryshme. Këto pritore me tabelat e informimit do të vendosen në 6 muajt e ardhshëm e deri në fund të vitit do të instalohen ato me numër më të madh të udhëtarëve”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.