Rreth 2 000 hektarë tokë të përmbytur në Bashkinë e Shkodrës

22 nëntor 2022 | 08:47

1,685 hektarë tokë është e përmbytur në të gjithë Shkodrën. Të dhënat bëhen të ditura nga Bashkia e Shkodrës përmes një raporti dërguar Prefekturës së qytetit.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja bujqësore e tokës së përmbytur vlerësohet në 900 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 hektarë, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.

Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 hektarë, kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në njësinë administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 hektarë, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 hektarë, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Për shkak të përmbytjeve, janë evakuuar 26 familje, gjithsej 99 persona, kryesisht nga njësitë administrative Guri i Zi, Bërdicë, lagjia Nr.4 dhe lagjia nr. 1. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë paraqitur…