Rreth 2 000 serb në Kosovë i kthejnë patentëshoferët ilegalë në RKS
Gati dy mijë qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS.
Këto shifra i ka bërë të ditura për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Ai ka thënë se nga 9 maj e deri më 3 korrik kanë aplikuar 1 mijë e 901 qytetarë për konverimin e patentë shoferit ilegalë në RKS.
“Në Leposaviq kanë aplikuar 474 qytetarë për konvertimin e patentë shoferit ilegal në RKS, në Mitrovicën Veriore kanë aplikuar 520 qytetarë, në Zubin Potok 270 dhe në Zveçan 312 qytetarë”, ka thënë Elshani për KosovaPress.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nga fillimi i muajit maj ka vendosur që t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, duke mos iu nënshtruar provimit për patentë shofer.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht të këtij viti.