Rreth 2.2 milionë të infektuar me Covid-19 në botë
17 prill 2020
| 14:49
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën po i afrohet shifrës 2,2 milion, përkatësisht 2,197,982 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 147,600.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 34.641 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 22,170 viktima, Spanja me 19,900, Franca me 17,920 dhe Britania me 13.729.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë raportuar edhe 1,290 viktima duke e çuar në 4,632 numrin total të vdekjeve.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 552 mijë të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.
/Ora News.tv/