Rreth 2 mijë të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Papua New Guinea
27 maj 2024
| 18:44
Ka shkuar në 2 mijë numri i personave që dyshohet se janë vdekur nga rrëshqitja masive e dheut që ndodhi javën e kaluar në Papua Guinea e Re.
Vendasit kanë mbetur të tronditur pasi tonelata gurësh dhe balte u përplasën në shtëpitë e tyre ndërsa ata flinin, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë nëpër shpatin e rrëzuar të malit me çfarëdo mjetesh që kanë. Derisa, të shpëtuarit raportohet se po gërmojnë me duar e lopata
Rrëshqitja e dheut ndodhi në rajonin malor Enga në veri të Papua Guinesë.