Rreth 2 milionë të infektuar e gati 120 mijë të vdekur
Sipas të dhënave më të reja të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me virusin “Korona” në mbarë botën ka shkuar mbi 1 milion e 920 mijë njerëz, ndërsa numri i viktimave në 119 mijë e 686 persona. Ndërkohë numri i atyre që janë shëruar nga virusi i ri ka shkuar në 453 mijë e 357 njerëz.
Në vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të infektuarve vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara me mbi 23 mijë viktima dhe më shumë se 582 mijë të prekur.
Italia ndodhet në vendin e dytë sa i përket numrit të viktimave me 20 465 raste fatale, kurse në vendin e tretë me numrin e të infektuarve me 159 mijë persona.
Spanja është e treta në botë për numrin e të vdekurve me 17 756 viktima, ndërsa e dyta për numrin e të infektuarve me mbi 170 mijë të prekur.
Më së shumti të shëruar ka në Kinë, mbi 78 mijë persona, pastaj Spanja i ka mbi 64 mijë, aq sa ka edhe Gjermania.
Virusin “Korona” është përhapur në 185 shtete dhe territore të ndryshme në mbarë botën pasi për herë të parë ishte shfaqur në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar.