Rreth 20 të vrarë nga sulmet në Afganistan
12 qershor 2018
| 11:44
Talibanët vranë së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë në qarkun Sajad të provincës Sar-e-Pul.
Së paku 25 të tjerë janë plagosur në sulm, ka thënë anëtari i Këshillit provincial, Noor Aga Noori.
Po ashtu, ai ka thënë se katër ushtarë të plagosur u morën peng nga kryengritësit.
Në provincën Ghazni, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës vrau së paku pesë anëtarë të forcave afgane të sigurisë, raporton “Rel”.
Zëdhënësi i guvernatorit të Ghaznit, Atif Noori, ka thënë se së paku 26 vetë janë plagosur.
Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill.