Rreth 200 ankesa të qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve gjatë vitit 2023

11 qershor 2024 | 11:54

126 ankesa janë paraqitur ndaj gjyqtarëve dhe 71 ndaj prokurorëve gjatë vitit 2023, ndërsa sfidë mbetet mosinformimi i duhur i qytetarëve për të adresuar ankesë. Kështu u tha në konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të organizuar nga Lëvizja FOL, me ç’rast u prezantuan gjetjet e raportit “Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se 54 për qind e qytetarëve janë të painformuar se çka mund të ankohen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa 28 për qind kanë njohuri se ku të paraqesin kërkesat e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paraqiti disa ndryshime në draftin aktual të projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tha se ndryshimet vazhdojnë të jenë në fazën e gjetjeve. “Ky ligj ka për qëllim që të forcojë rolin e disiplinës së gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe rritjen e përgjegjësisë, për të krijuar një konsistencë. Është shtuar baza se prokurorët kanë pasuri të paluajtshme me vendim të gjykatave, do të bëhet paneli nga 5 anëtarë nuk do ketë më panele ad-hoc por të qëndrueshme që funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme”, tha Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë ka…