
Rreth 200 mysafirë morën pjesë në evetin e organizuar nga Konsullata e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka mbajtur një event festiv me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë event morën pjesë rreth 200 mysafirë, nga të cilët 50 ambasadorë dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka folur për rrëfimin e suksesshëm të shtetndërtimit demokratik të Kosovës, pas luftës çlirimtare kundër kolonijalizmit, aparthejdit dhe gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve.
“Lavdi UÇK-së dhe Kryekomandantit Adem Jasharit, falënderim i përjetshëm ShBA-ve dhe NATO-s”, ka theksuar Reka.
Në emër të ShBA-ve këtë përvjetor e uroi John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili në fjalën e tij tha se është nder të festojmë bashkë ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Në emër të popullit të ShBA-ve ju lutem pranoni urimet më të ngrohta për ditën e Pavarësisë. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta. Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, është momenti për të nderuar të arriturat e kaluara dhe për të shikuar drejt të ardhmes së ndritshme dhe lidhjet më të ngushta midis shteteve tona”.