Rreth 250 mijë shqiptarë kthehen në vendlindje për festat e fundvitit
30 dhjetor 2019
| 00:55
Në prag të ndërrimit të viteve ka një fluks në pikat e kalimit të kufirit në Shqipëri.
Sipas policisë shqiptare, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete kanë hyrë në vend këtë javë.
Fluks ka pasur në doganat me Greqinë, në Kakavijë dhe Kapshticë ku janë shtuar sportelet në hyrje. Po ashtu një numër i madh emigrantësh kanë hyrë përmes Portit të Durrësit dhe atij të Vlorës.
Autoritetet thonë se javën e fundit numri i udhëtarëve me tragete është tre-katërfishuar në krahasim me ditët normale të lëvizjeve detare./ABCNEWS