Rreth 26 mijë familje morën ndihmë sociale në vitin 2021

02 janar 2022 | 08:06

Në vitin që lamë pas ka pasur rritje të numrit të familjeve që i janë shtuar skemës së mirëqënies sociale.Numri i familjeve që ishin pjesë e kësaj skeme në vitin 2021 ishte 25 mijë e 679. Ndërkaq, deri në dhjetor të vitit 2021, janë regjistruar 25 mijë e 895 familje, me 102,904 anëtarë.

Qyteti me më së shumti familje që përfitojnë nga kjo skemë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është Mitrovica, me numrin më të madh të familjeve në muajin mars: gjithsej 2438.Ndërkaq, komuna me numrin më të vogël të familjeve që përfitojnë nga skema sociale është Mamusha, me më së shumti 18 sosh.Sipas ASK-së, një numër i madh i familjeve është përfituese e kategorisë së parë të skemës sociale, që nënkupton se skema i përfshinë për një periudhë 12 mujore.

Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sivjet janë ndarë mbi 53 milionë euro për këtë skemë.“Shuma totale për mbështetjen e familjeve përfituese të ndihmës sociale për vitin 2020 ka qenë 47,008,042.00 euro, ndërsa shuma totale për mbështetjen e përfituesve në ndihmë sociale për vitin 2021 është 53,637,481,25 euro, kjo rritje e buxhetit ka qenë si rezultat i realizimit të pagesave të dyfishta dhe rritjes së vlerës se ndihmës sociale ne disa muajt e këtyre dy viteve” ka thënë MPMS për Indeksonline.Vlera e ndihmave materiale që administrohen çdo muaj variojnë nga 60 deri në 180 euro.

Kjo gjë varet nga numri i anëtarëve në familje.Kështu, familjet me një anëtar përfitojnë 60 euro në muaj nga skema, teksa ato me 15 anëtarë marrin vetëm 180 euro.Në tremujorin e tretë, nga korriku deri në shtator, familjeve në skemën sociale u është rritur përfitimi për 30%, për shkak të pandemisë globale COVID-19.Sipas MPMS-së, në vitin 2022 pritet të ketë rritje të buxhetit të ndarë për këtë kategori të qytetarëve.

Rritja pritet të miratohet nga ana e Qeverisë, qysh në fillim të vitit.

“Ne buxhetin e vitit 2022 për Skemën e Ndihmës Sociale është planifikuar buxhet më shumë, por se si do të aplikohet dhe cilat do të jenë përfitimet shtesë apo rritjen e mundshme të vlerës së ndihmës sociale për familje, do të përcaktohet nga Qeveria e Kosovës në muajin janar/2022” përfundon Ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden do të zhvillojë të dielën një bisedë…