Rreth 29 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
27 janar 2022
| 15:39
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë 28 mijë e 751 raste aktive me Covid.
Sipas kësaj ministrie, vetëm në 24 orët e fundit janë paraqitur rreth 4 mijë raste të reja me Covid si dhe kanë vdekur gjashtë persona.
“Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751”, ka njoftuar MSh-ja.