Rreth 3 000 raste të dhunës në familje për një vit
18 shtator 2023
| 17:44
Nga korriku i vitit të kaluar deri në fund të qershorit të këtij viti janë raportuar 2 800 raste të dhunës në familje. Nga këto raste janë 2 165 gra të cilat kanë raportuar në polici dhunën që është ushtruar ndaj tyre.
Kështu është thënë në mbledhjen konstituive të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.
Kryesuesja e këtij komisioni, Albana Bytyqi, ka thënë se mbi 80 për qind e të dyshuarve për dhunë në familje janë burra, ndërsa 20 për qind e tyre janë gra. Më tutje, ajo ka thënë se në pesë muajt e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 37 raste të ngacmimit seksual.