Rreth 3 mijë 500 zyrtarë të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë

29 mars 2021 | 17:37

Rreth 3 500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), nga 4 850 sa është numri i përgjithshëm.

Lajmin e ka bërë me dije Afrim Atashi, drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK.

“Sa i përket deklarimit të pasurisë siç dihet ka filluar me datën 1 mars dhe përfundimi sipas ligjit është me datën 31 mars. Deri më tani nuk e kanë deklaruar një pjesë e madhe, diku i kemi afërsisht rreth 3 500 zyrtarë të lartë, ndoshta edhe më pak, por jemi në proces të grumbullimit për shkak se po vinë përmes ’emaileve’ dhe jemi duke i përpunuar rreth 3 500 euro nga numri i përgjithshëm sa është 4 850”, ka thënë ai për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë) do të mbahet mbledhja e Kryesisë së…