Rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar kundër Covidit

05 prill 2021 | 14:37

Rreth 3 mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër Covid-19, nga 30 marsi, kur filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori”.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Gjatë ditës së sotme deri në mesdite janë vaksinuar mbi 140 profesionistë në sallën ‘1 Tetori’ dhe qendrat e tjera. Në total po i afrohemi shifrës rreth 3 mijë brenda këtyre ditëve. Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar edhe një pjesë e shërbimit shëndetësor që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës, ndërsa presim që nesërm të vaksinohen edhe shërbimi shëndetësor që është në kuadër të kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të zgjerojë masivisht prodhimin e vaksinës. Fabrika BioNTech…