22.7 milionë euro u ndanë për OJQ-të gjatë vitit 2018
21 qershor 2019
| 12:05
Institucionet kanë ndarë 22.7 milionë euro për organizatat joqeveritare për vitin 2018 ku 793 OJQ janë përkrahur nga ministritë, 123 nga komunat dhe 46 nga agjencitë e tjera.
Një gjë e tillë është bërë me dije në konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku është publikuar raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ky raport tregon se kujt i janë ndarë paratë, por Raporti i Auditimit do të tregojë me detaje se si janë shpenzuar këto para, duke ofruar kështu transparencë.
Në këtë konferencë ishte paraparë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por ai në minutat e fundit e ka anuluar pjesëmarrjen.