Rreth 3 milionë gjermanë do humbasin vendet e punës për shkak të pandemisë
24 prill 2020
| 12:58
Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë në 3 milionë këtë vit, tha Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës IAB.
Pandemia e koronavirusit ka paraqitur pengesa për ekonominë gjermane dhe shumë njerëz kanë mbetur të pa punë.
Në një studim hulumtues të botuar ditën e sotme, Instituti tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.
“Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Instituti.