Rreth 300 infermierë ikën nga Kosova këtë vit

05 qershor 2019 | 15:27

Që prej fillimit të këtij viti, rreth 300 infermierë kanë ikur nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Këto janë të dhënat e fundit që i posedon Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si qendër terciare, referente për tërë Kosovën, ka gjithsej 1900 infermierë të profileve të ndryshme, por që si numër, del të jetë i pamjaftueshëm. Ndërkaq, në gjithë sistemin publik shëndetësor, janë rreth 6.500 infermierë të punësuar.

Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë thonë se për një sistem të mirëfilltë, do duhej edhe punësimi i rreth 4 mijë infermierëve, për t’i plotësuar nevojat e pacientëve.

Përpos këtij numri të infermierëve që tashmë kanë ikur nga Kosova, ka edhe të tjerë që po presin të largohen. Njëri nga ta është Muhamet Hyseni, i cili duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se tashmë ka vendosur të ikë për në Gjermani për shumë arsye. Ai thotë po ashtu se tashmë ka bërë një kontratë me shtetin gjerman.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/infermieret-jashte-kosoves-/29982874.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati austriak, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka…