Rreth 300 mijë pacientë kërkojnë shërbime në Biokimi

07 nëntor 2021 | 08:55

1 milion e 360 mijë e 97 analiza laboratorike për 295 mijë e 786 pacientë janë kryer në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator.

Për 9 muaj, Klinika e Biokimisë ka ofruar më shumë shërbime laboratorike sesa që kishte ofruar gjatë tërë vitit të kaluar.

Drejtori i kësaj Klinike, Shemsi Veseli, ka thënë për Ekonomia Online se synojnë që këtë shifër ta kalojnë, duke parë edhe trendin e pacientëve që kërkojnë shërbime në këtë klinikë.

“Është njëra ndër klinikat që është në shërbim të të gjitha klinikave tjera, dhe këtu bëhet një punë shumë e madhe, sepse jo vetëm gjatë valës së pandemisë, bëhet brenda ditës në këtë periudhë, deri 3500-4000 analiza, kur të na shtohen edhe hemodializa që e kemi brenda muajit në protokoll për t’i kryer, atëherë shkon mbi 6 mijë analiza”.

Punë të madhe thotë se po bëjnë mjekët specialist dhe teknikët e laboratorit. Për këta të fundit, Veseli thotë se kanë ende nevojë, pasi synojnë shtimin e kapaciteteve të reja.

Tutje ai ka thënë se brenda 24 orëve në pikun e pandemisë i kanë kryer mbi 10 mijë analiza.

“Sa i përket mjekëve specialistë, kemi mjaftueshëm mjekë por që kemi pak nevojë për teknik të laboratorit, sepse në vizionin tonë e kemi shtimin e kapaciteteve të reja. Përndryshe është vullneti shumë i madh. Kur ka qenë koha e pandemisë në fazën kulminante, më kujtohet që brenda 24 orëve i kemi kryer 10 mijë analiza i kemi kryer, dhe normalisht se këtu ka qenë vullneti i çeliktë i kolegëve”.

“Meqenëse nuk e kemi sistemin shëndetësor kur kish me qenë barkodi ku edhe neve do të na lehtësonte shumë punën, për arsye se nuk do të kishte rrezik për t’u përzier, ndonëse rrallë ndodh por që e hetojmë menjëherë”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për shërbimet që kryen në këtë klinikë, Veseli vë në pah mundësinë që të investohet edhe më shumë në shëndetësi.

Ai thotë se 120 milionë euro harxhojnë qytetarët jashtë Kosovës për mjekim, teksa shton se nëse këto mjete do tw investoheshin në Kosovë, gjendja do të ishte më mirë.

“Realisht të gjithë jemi dëshmitar që shëndetësia e ka një buxhet shumë të vogël, krahasuar nevojën për të dhënë shërbime. Paraprakisht është llogaritur se qytetarët tanë harxhojnë mbi 120 milionë brenda vitit jashtë Kosovës, dhe sikur të investoheshin këto mjete brenda institucioneve të shëndetësore të Kosovës, ne do të ishim në gjendje më të mirë, si në infrastrukturë, aparatura dhe shërbime të reja. Nëse ne i kemi mbi 1 milion e 360 mijë analiza brenda nëntë muajve, dhe sikurse të fillonte sigurimi shëndetësor dhe mundësia e bashkëpagesave nga një euro e që nuk do ta dëmtonte pacientin, sepse ai pacient harxhon edhe më shumë në privat”, u shpreh ai.

“Sektori i biokimisë iu ka përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve, ku pjesa më e madhe e kolegëve kanë qenë të infektuar sepse nuk jemi ndal përshkak të pacientëve. Na kanë ardhë shumë pacientë që kanë qenë pozitiv. Sektori ku ne punojmë ka rriskë të madh të rrezikshmërisë të infektimit por nuk i kemi kursyer askënd”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…