Rreth 37 mijë persona marrin pensionin e veteranit

27 tetor 2018 | 11:17

Hetime e gjykime vazhdojnë edhe pas 20 vjet të përfundimit të luftës, ndërkohë nuk dihet saktë numri i atyre që morën pjesë si luftëtarë.

Teksa të gjithë flasin për këtë çështje, rreth 37 mijë persona marrin pension si veteranë, e të gjithë krerët e vendit deklarojnë se ishin vetëm, rreth 15 mijë luftëtarë.

Thuhet shifra të ndryshme kur kërkohet numri i tërësishëm i atyre që morën pjesë në luftën fundit në Kosovë. Përveç imazhit të UCK-së tashmë po dëmtohet edhe buxheti i shtetit.

Teksa hetimet vazhdojnë, rreth 37 mijë persona marrin pensionin.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tregon sa janë aktualisht, e që sipas tij, numri po rritet vazhdimisht.

Pas luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmbylli mandatin e saj më 13 qershor. Më 29 qershor ajo u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, (TMK). Një prej detyrave të para në atë kohë ka qenë regjistrimi i veteranëve dhe i armëve që janë shfrytëzuar në luftë.

Shefi i logjistikës së shtabit të përgjithshëm në TMK aso kohe, Kadri Kastrati, tregon për Kosova Press se sa ka qenë numri i veteranëve të regjistruar në atë kohë.

Për numrin e veteranëve, ka deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se nuk ka pasur më shumë se 15 mijë veteranë të luftës.

Këto deklarata të presidentit Thaçi, nënkryetari i organizatave të dala nga lufta (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, po i quan spekulative, duke shtuar se ende është e paqartë fjala “veteran”.

Thotë se janë të panevojshme të gjitha këto diskutime, përderisa është një ligj i aprovuar në Kuvend, i cili, sipas tij, asnjëherë nuk është implementuar.

Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë të cilën e  dërgoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për lëndën që trajton çështjen e veteranëve të UÇK-së, në drejtim të veprës penal – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në lidhje me këtë, po ashtu, janë publikuar lista e atyre që dyshohet se përfitojnë kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit të luftës./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar pranimin e dorëheqjes së…