Rreth 400 pacientë të infektuar me Covid po trajtohen në spitalet e Kosovës
24 gusht 2020
| 15:59
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar të hënën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 508 pacientë, prej tyre 392 janë të prekur me koronavirus.
Në raportin ditor të ShSKUK-së është thënë se 13 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 316 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.