Rreth 43 mijë njerëz mbeten pa punë për shkak të protestave në Francë
Në Francë, rreth 43 mijë njerëz mbetën pa punë për shkak të protestave të “xhaketave të verdha” që filluan më 17 nëntor.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme.
Dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro.
Gjatë protestës, 10 persona kanë vdekur n dhe rreth 1 000 janë plagosur, ndërsa janë arrestuar rreth 4.340 njerëz.
Protestat antiqeveritare të “xhaketave të verdha” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve.
Lëvizja “xhaketat e verdha” mban emrin sipas xhaketave të sigurisë, të cilat duhet t’i posedojnë të gjithë shoferët në Francë. Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.