Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut
14 gusht 2018
| 13:52
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe ankeset që kapin vlerën e 429,180 euro.
Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen këto projekte rrugore: Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro, Asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kaçanikut, në vlerë prej 214,355 euro, dhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 63,084 euro.
Zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.