Rreth 49 mijë qytetarë nga Kosova vizituan Shqipërinë për tri ditë
Që nga e mërkura e javës së kaluar në Kosovë është marrë vendimi për masat e reja anti-Covid.
Pas këtij vendimi, mijëra qytetarë kanë vendosur që të “ikin” nga këtu e të nisen drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
48 mijë 621 qytetarë nga Kosova kanë vizatuar Shqipërinë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën.
Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.
Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona. Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë me dije zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.
Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.
Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona.