‘Rreth 5 milionë ukrainas janë larguar nga fillimi i pushtimit rus’
18 prill 2022
| 15:17
Më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus, sipas OKB-së, ndërkohë që sulmet vazhdojnë ende në të gjithë Ukrainën shkruan “BBC”.
Rreth 4 934 415 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së ka thënë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta, kryesisht studentë dhe punëtorë emigrantë janë zhvendosur gjithashtu në vendet fqinje.
Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të mëdha dhe të shpejta të zhvendosjes së emigrantëve.