Rreth 50% e republikanëve nuk do të votojnë për Trumpin në zgjedhjet presidenciale nëse ai dënohet
Rreth gjysma e republikanëve deklaruan nuk do të votonin për Donald Trump nëse ai dënohej, një shenjë kjo e ndikimit që problemet e tij ligjore mund të kenë në fushatën e tij presidenciale të vitit 2024. Këto janë të dhënat sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.
Sondazhi u përfundua përpara se Trump të dilte në gjykatën federale të enjten pasdite. Në të, votuesit republikanë u pyetën nëse do të votonin për ish-presidentin në zgjedhjet e vitit 2024. “Nëse ai dënohet për një krim nga një juri”, 45% e të anketuarve janë përgjigjur “jo”, ndërsa më shumë se 35% janë përgjigjur “po” .
Kur u pyetën nëse do të votonin për Trump “nëse ai do të vuante një dënim me burg ”, 52% e republikanëve thanë ‘jo’ dhe vetëm 28% thanë ‘po’.
Miliarderi republikan këmbëngul në pafajësinë e tij dhe akuzon demokratët për një “gjueti shtrigash” që synon të dëmtojë fushatën e tij. Rreth dy të tretat e të anketuarve, 66%, thanë se ndjekjet e reja kundër ish-presidentit për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 nuk ishin “bindëse”.
Ndërkohë, vlerësimi i miratimit të Trump mbetet i qëndrueshëm, me 47% të të anketuarve që thanë se do të votonin për të në zgjedhjet paraprake republikane, krahasuar me 13% për DeSandis. Sondazhi i ri zbuloi se një pjesë e madhe e republikanëve ndajnë këtë pikëpamje: 75% u pajtuan me deklaratën se ndjekjet penale kundër Trump janë “të motivuara politikisht” dhe vetëm 20% nuk ishin dakord.