Rreth 6 mijë lëndë të pazgjidhura, ende s’ka gjykatë për çështje ekonomike (Video)

30 qershor 2019 | 14:39

Edhe pse Qeveria e Kosovës kishte premtuar themelimin e Gjykatës Ekonomike, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Kjo neglizhencë institucionale për formimin e një gjykate  të tillë ka shkaktuar rritjen e numrit të lëndëve ekonomike nëpër gjykata.

Rreth 6 mijë është numri lëndëve ekonomike që presin për t’u trajtuar në Departamentin për çështje ekonomike në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Monitoruesit e gjykatave nga shoqëria civile kanë deklaruar se Departamenti për çështje ekonomike pranë Gjykatës Themelore ishte fuqizuar me Ligjin për gjykatat në vitin 2013, por nuk ka arritur të ketë efekt dhe rezultate për të zbritur numrin e lëndëve për çështjet ekonomike dhe tregtare.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për “Kosovapress”, se Departamenti për çështje ekonomike është i stërngarkuar me 6 mijë lëndë.

Miftaraj ka theksuar se një rast për t’u trajtuar merr kohë tri deri në pesë vjet, sipas të cilit kjo shkakton pasiguri drejtpërdrejt për investitorët e huaj dhe atyre kosovare.

Ndërsa, ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar për “Kosovapress”, se deri në shtator do të themelohet Gjykata Komerciale që ështënë kuadër të rishikimit funksional.

Tahiri ka thënë se një gjykatë e tillë që do të merrej me lëndë të kompanive, është e domosdoshme për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Edhe Arton Demhasaj drejtor ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “Çohu”, ka thënë se kjo gjykatë duhet të bëhet sa më shpejt, për faktin që ua lehtëson punën biznese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa menaxhmenti i Telekomit të Kosovës kanë deklaruar se nuk…