Rreth 6 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
11 janar 2021
| 15:23
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 5 mijë e 951 raste aktive me Covid-19.
Sipas IKShPK-së, në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë paraqitur 53 mijë e 982 raste me Covid, ku prej tyre 46 mijë e 648 persona janë shëruar dhe 1 mijë e 383 kanë vdekur, raporton “Epoka e re”.
“Numri total i rasteve pozitive është 53 982 raste nga 198 342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 383 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46 648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 951”, ka njoftuar IKShPK-ja.