Rreth 6 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
15 gusht 2022
| 08:08
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vazhdon të jetë e lartë përqindja e qytetarëve që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Ministria e Shëndetësisë, nga 1 mijë e 230 testime, 393 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 31.95 për qind e tyre.
Po ashtu siç bëhet e ditur në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 928 persona, përderisa aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 992 raste aktive me koronavirus.