Rreth 60 mijë të infektuar me Covid në Kosovë
31 janar 2021
| 09:04
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 janë infektuar rreth 60 mijë persona.
Prej tyre 1.492 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 mijë janë shëruar.
Kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.
“Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.