Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri më tani, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
12 korrik 2024
| 12:40
Përveç numrit të popullsisë rezidente, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka treguar edhe numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar deri tash.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka bërë me dije se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.
“Të dhënat preliminare nga diaspora janë rreth 600 mijë deri më tani janë regjistruar. Sigurisht ka kohë edhe pak”, ka thënë Kastrati.
Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.
Ndryshe, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.