Rreth 75 milionë euro do të investohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve
Kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi, ka thënë se momentalisht problemet brenda pallatit janë të shumta, por që së fundi kanë nisur disa investime në sanimin e kësaj gjendje.
Gashi shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, bë funksion të Lojërave Mesdhetare 2030, do të bëhet rinovimi total i pallatit.
Ajo ka bërë të ditur se shifra që pritet të investohet do të jetë rreth 75 milionë euro.
Si drejtuese e pallatit, Gashi ka bërë thirrje që investimet që do të bëhen të jenë të standardeve ndërkombëtare dhe sipas nevojave të komunitetit sportiv.
Në fund, Gashi bëri të ditur se është duke punuar fuqishëm që Pallati i Rinisë në të ardhmen të pavarësohet edhe në aspektin ekonomik dhe t’i ketë projektet vetanake në të mirën e sportit./kp/