Rreth 800 biznese familjare janë mbyllur në Gjilan

07 janar 2021 | 17:17

Rreth 800 biznese, që kryesisht ishin familjare, janë mbyllur gjatë vitit 2020 në Komunën e Gjilanit si pasojë e pandemisë Covid-19.

Megjithatë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se kanë arritur ta menaxhojnë mirë situatën.

I pari i Gjilanit thotë se gjatë vitit që lamë pas kanë arritur t’i realizojnë të gjitha projektet e parapara për vitin 2020. E këtë vit synon ta kthejnë Gjilanin në qytet të biçikletave.

Haziri në një intervistë për “KosovaPress” tregon se nuk synon një mandat tjetër në krye të Gjilanit, ndërsa shton se ka përmbushur të gjitha projektet e synuara për komunën e ato pak që kanë mbetur thotë se do të përfundojnë këtë vit.

Komuna e Gjilanit gjatë vitit të kaluar ka punuar mbi baza ditore në parandalimin e pandemisë.

Haziri thotë se janë shquar për menaxhim të mirë, duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre. Sipas vlerësimeve të Komunës së Gjilanit, del se nga pandemia është prekur më së shumti ekonomia e vogël.

Pavarësisht prej problemeve me pandeminë, i pari i Gjilanit thotë se edhe vitin që lamë pas nuk kanë munguar investimet infrastrukturore dhe ato publike, ndërsa shton se një vonesë gjashtëmujore i ka prekur projektet afatmesme. Siç thotë ai, investimet në zonën e parë të qytetit janë ato në të cilat do të punohet edhe këtë vit në to.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria e rriti prodhimin e perimeve me 8 për qind…