Rreth 9 mijë e 800 raste aktive me Covid në Kosovë
08 mars 2021
| 15:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë 9 mijë e 782 raste aktive me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.