Rreth katër orë pritje te Dheu i Bardhë
30 korrik 2023
| 08:56
Bashkatdhetarët po vazhdojnë të përballen me kolona të gjata në pikë kalimet kufitare për të hyrë në Kosovë.
Edhe këtë herë pritjet vazhdojnë të jenë të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në tri orë e gjysmë, ndërsa për të dalë nga Kosova 20 minuta.
Në hyrje të kësaj pike kolona është e gjatë 120 metra, ndërsa në dalje 20-30 metra.
Pikëkalimet e tjera kufitare me vendet fqinje janë më të lira për qarkullim dhe pritjet zgjasin 3 deri 20 minuta.