Rreth një mijë të vdekur nga koronavirusi brenda ditës në Itali
27 mars 2020
| 18:44
Italia ka publikuar numrin e viktimave me koronavirus për 24 orët e fundit dhe shifrat janë dramatike.
Autoritetet njoftuan se plot 969 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit dhe ky është një numër rekord që prej kur ka nisur emergjenca.
Sa i përket numrit të të shëruarve për të njëjtën periudhë thuhet se janë 589 persona, ndërsa në total numri ka shkruar në 10,950.
Ndërkohë, numri i rasteve të reja me koronavirus është shtuar me 4401.