Rreth një milion turistë në Shqipëri nga 1 gushti
19 gusht 2019
| 16:02
Pavarësisht situatës politike dhe zhvillimeve në vend, Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Evropë. Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin.
Sipas burimeve zyrtare, vetëm nga 1 deri më 18 gusht në Shqipëri kanë ardhur 978.656 vizitorë të huaj që janë 16,4 % më shumë se po e njëjta periudhë e vitit 2018. Pra me sa duket gushti do të mbyllet me më shumë se 1 milion turistë.
Ndërkohë nga 1 janar deri ne 18 gusht 2019 kanë hyrë në Shqipëri 4,257,716 shtetas të huaj. Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe çdo vit shifrat dhe trendi pozitiv në këtë sektor kanë ardhur duke u rritur./AlsatM