Rreth orës 14:00 fillojnë takimet në Bruksel
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se sot (e enjte) rreth orës 14:00 do të mbahen takimet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.
Lajmin e ka bërë me dije në një konferencë për medie zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali.
“Takimi duhet të fillojë rreth orës 14:00 dhe siç është thënë, diskutimet do të fokusohen ne gjetjen e rrugëve për të qetësuar tensionet aktuale në mënyrë që palët të kthehen te implementimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Çfarë mund të them është se të dy liderët do të jenë sot në Bruksel. Nuk mund të them se si gjërat mund të shkojnë në këtë fazë. Diskutimet janë një mundësi për të dy liderët për të qenë konstruktiv”, ka thënë Massrali.