Rrethrrotullimet e Prishtinës bëhen me shenjëzim horizontal

15 qershor 2020 | 12:58

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet n” ‘Facebook” ka njoftuar qytetarët se në çdo rrethrrotullim të Prishtinës për të lehtësuar komunikacionin janë duke u vendosur shenjëzimet horizontale.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Mirëdita Prishtinë,

Gjatë vikendit DSHP me ekipet kanë vendosur shenjëzimin horizontal në rrethrrotullimin të Muharrem Fejza për të lehtësuar komunikacionin. Këtë do ta bëjmë në gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme.

Te rrethi i flamurit është projekt edhe më i detajshëm me këtë qëllim.

Faleminderit për mirëkuptim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka…